Unë e zbulova Salahun

“Eshtë e padrejtë të thuash që isha unë që shita Salah, përkundrazi ka ndodhur e kundërta, isha unë që e zbulova dhe e mora te Chelsea.” ...

“Eshtë e padrejtë të thuash që isha unë që shita Salah, përkundrazi ka ndodhur e kundërta, isha unë që e zbulova dhe e mora te Chelsea.” Jose Mourinho ka dëshirë të thotë të vërtetën në lidhje me përvojën e hidhur të Mohamed Salah te Chelsea, me portugezin si trajner.

“E gjithë ajo që po bën po i habit të gjithë, mendoj edhe atë vetë,” – kanë qenë fjalët e “Special One”.

Mourinho, sot trajneri i Manchester United, vazhdon: “Isha unë që e udhëzova klubin e Chelsea të merrte Salah. Erdhi kur ishte ende një djalosh dhe nuk kishte përgatitjen fizike dhe psikologjike për të luajtur në Premier League. Gjithçka ishte e vështirë për të dhe me kërkesën e tij e huazuam te Fiorentina, ku nisi procesin e pjekurisë”, përcjell Telesport.

“Jam shumë i lumtur për atë që po i ndodhi, sepse ka shënuar kundër të gjithë kundërshtarëve, me përjashtim të Manchester United,” – përfundoi Mourinho duke iu referuar faktit se Salah nuk ka shënuar në asnjë nga dy ndeshjet kundër “djajve”.