Vazhdojnë punimet në pjesën e mbetur të rrugës së Karposhit (Video)

Rruga e Karposhit lidhë Preshevën me fshatrat si Miratoc, Norçë dhe Tërnavë, përderisa punimet vazhdojnë ngasësit e automjeteve duhet të përdorin...

Para disa ditëve kanë filluar punimet në pjesën e dytë të rrugës së Karposhit ku punëkryerësi në këtë rrugë është kompania ''Saba Belça''.

Ekipi i televizionit Aldi doli në teren për të parë për së afërmi se si po rrjedhin punët në këtë pjesë të rrugës, ku në këtë rast edhe intervistuam inxhinierin e ndërtimtarisë Fisnik Etemi.

Inxhinieri i ndërtimtarisë  Fisnik Etemi në kompaninë ndërtimore ''Saba Belça'' në prononcimin e dhënë për Rtv Aldi na foli për punët aktuale që po kryhen në këtë rrugë ku gjithashtu tha se përfundimi i punimeve në këtë rrugë do të jetë në një periudhë prej 30 ditësh.

Rruga e Karposhit lidhë Preshevën me fshatrat si Miratoc, Norçë dhe Tërnavë, përderisa punimet vazhdojnë ngasësit e automjeteve duhet të përdorin rrugët alternative në vend.