Trajneri i ri i Arsenalit vjen nga Bundesliga (Foto)

Arsenal ka një kandidat të ri për zëvendësues të Arsene Wengerit.

Pasardhësi i Arsene Wengerit në postin e menaxherit të Arsenalit mund të vjen nga Bundesliga.

“Sky Sports” raporton se “Gunners” kanë shfaqur interesim për angazhimin e Ralf Ragnick, aktualisht drejtor sportiv i Leipzigut.

Ragnick konsiderohet si ekspert në gjetjen e talentëve të rinj që i përshtatet filozofisë së klubit nga Emirates Stadium.

Arsenal është në kërkim të një trajneri të ri pasi Wenger konfirmoi largimin nga posti pas përfundimit të këtij sezoni.