Era zhvishet në bikini dhe tregon linjat në Dubai

Kënga "Bon Bon" i kishte hapur Erës dyert e suksesit në botë.

Tashmë këngëtarja bashkëpunon me emrat më të njohur nga kjo fushë dhe emri i saj njihet në gjithë botën.

Së fundi, Era ka njoftuar se është ftuar të performojë në Dubai, ku do të jetë për herë të parë para publikut të Emirateve Arabe më 26 dhe 27 prill.

Ajo tashmë ka udhëtuar në atë vend, ku po shoqërohet nga Nora dhe bashkëshorti i saj, Roberti, të cilët kanë sjellë imazhet e para nga atje.

Ditën e sotme, Era e ka shfrytëzuar të bëj plazh, andaj në rrjete sociale ka publikuar një fotografi ku shfaqet në bikini ngjyrë portokalli.

“100 gradë”, ka shkruar ajo mbi imazhin që tregonte linjat e Erës dhe pranoi shumë komente dhe pëlqime nga ndjekësit.