Të jesh modele me famë botërore, ja milionat që fitojnë vajzat e pasarelave

Kendall Jenner është modelja me e paguar në botë. Sipas revistës “Forbes” ajo ka fituar 22 milionë dollarë këtë vit...

Kendall Jenner është modelja me e paguar në botë. Sipas revistës “Forbes” ajo ka fituar 22 milionë dollarë këtë vit. 22-vjecarja i ka dyfishuar të ardhurat e saj. Vitin e kaluar ajo fitoi 10 milionë dollarë.

Jenner ka sfiluar për Alexander Wang, Fendi, Chanel, Marc Jacobs dhe shumë marka të tjera. Ajo ka marrë pjesë dhe në fushatën e make up Estee Lauder dhe kompanisë Adidas.

Ndërkaq Legjenda e modës Gisele Bundchen edhe pse është tërhequr nga pasarela këtë vit vetëm nga fushatat reklamuese, ku ka marrë pjesë ka fituar 17.5 milionë dollarë.

E treta është renditur Chrissy Teigen falë bashkëpunimit me McDonalds, Vita Coco, Smirnoff, Vogue e Glamour. Ajo ka fituar 13.5 milionë dollarë.

Fitimet e engjëllit të Victoria’s Secret, Adriana Lima arrijnë në 10.5 milionë dollarë këtë vit.

Bukuroshja Gigi Hadid për 2017 ka grumbulluar vetëm 9.5 milionë dollarë dhe pse dominoi javën e modës në Nju Jork, Milano dh Paris. Ndërsa motra e saj Bella Hadid dhe pse shumë e re ne botën e modës ka fituar 6 milionë dollarë.