Neymar kthehet të flas ‘incidentin’ me Cavanin: Kishte tensione, por tani çdo gjë është zgjidhur

Neymar kthehet të flas ‘incidentin’ me Cavanin: Kishte tensione, por tani çdo gjë është zgjidhur

Pesë muaj pas zënkës së famshme mes Neymarit dhe Edinson Cavanit në fushë, braziliani është kthyer të flas rreth kësaj teme.

E gjitha kjo ishte bërë për penalltitë, Neymar dëshironte që përveç gjuajtjeve të lira të gjuante edhe njëmbëdhjetëmetërshat dhe kjo nuk i kishte pëlqyer yllit uruguaian.

Dyshja kishin debatuar në fushë, por pastaj pas ndërhyrjes së klubit, ata janë ulur dhe kanë gjetur një gjuhë të përbashkët.

“Njerëzit folën rreth kësaj teme më shumë se që realisht ishte ajo, edhe pse është e vërtetë se mes meje dhe Cavanit kishte tensione dhe frustrim”, ka thënë Neymar.

“Por, ne e kemi zgjedhur këtë shpejt”.

“Tre ditë pas ndodhisë ne jemi ulur dhe kemi folur. Duhet ta zgjidhnim si çështje personale dhe pa përfshirë të tjerët”.