Barcelona është e gatshme të paguajë 100 milionë euro për talentin e Leipzigut, Dayot Upamecano.
“Telefoot” raporton se klubi katalan dëshiron të transferojë 19 vjeçarin si përforcim për të ardhmen.
Upamecano është bërë titullar i rregullt në skuadrën e Bundesligës gjermane këtë sezon, ndërsa gjiganti katalan e sheh atë si trashëgimtar të 31-vjeçarit Gerard Pique, përcjell “lajmi.net”.
Upamecano së fundmi ka zgjuar interesim edhe nga Manchester United, Bayern Munich, Arsenal dhe Milan.