Ju bien flokët? Zgjidhjen e keni në kuzhinë

Problemet me flokët mund të jenë të shkaktuara nga shumë faktorë...

Problemet me flokët mund të jenë të shkaktuara nga shumë faktorë. Stresi, kequshqyerja, apo sëmundjet kronike mund të fshihen pas rënies drastike të flokëve, dhe dobësimit të tyre. Por ju mund ta parandaloni këtë problem, pasi ekziston një recetë të cilën mund ta përgatisni vetë në shtëpi.

Përbërësit:

– Dy lugë gjelle vaj ricini
– Një e verdhë veze
– Një lugë gjelle mjaltë

Përgatitja

Përzieni të gjithë përbërësit e mësipërm. Rrihini me një lugë kuzhine.

Përzierjen e fituar së pari vendoseni në majat e flokëve, dhe më pas pjesën tjetër përhapeni në tërë flokët. Mblidhni flokët sipër kokës dhe vendosni një kapele dushi.  Mbani këtë maskë 2 deri në 4 orë. Më pas lajeni rregullisht – me shampon dhe balsamin.

Përsërisni procesin një herë ose dy herë në javë, për një periudhë dy mujore.