Ndahen në paqe Evertoni e Liverpooli

Nuk ka fitues në derbin e Liverpulit, ndeshja mbyllet 0-0.

Nuk ka fitues në derbin e Liverpulit, ndeshja mbyllet 0-0.

Derbi i Liverpulit mes Evertonit dhe Liverpoolit, e zhvilluar në stadiumin “Goodison Park”, ka përfunduar baras, 0-0.

Pavarësisht ndryshimeve para ndeshjes së kthimit në Champions me Manchester City, Liverpooli e dominoi ndeshjen, sidomos në pjesën e parë. Minutat e fundit të takimit i dominuan vendasit, me raste të pastra shënimi, por asnjëra skuadër nuk arriti të tundë portën kundërshtare, duke ndarë pikët.

Liverpooli aktualisht ka 67 pikë dhe gjendet në pozitën e tretë, ndërsa Evertoni 41 pikë dhe pozicionohet në vendin e nëtë.

Ekipi i Jurgen Klopp rrezikon ta humbasë pozitën e tretë, pasi Tottenhami ka 64 pikë me dy ndeshje më pak të zhvilluara.