Dështon Reali, Lewandowski te gjiganti i Premierligës

Polakun mund ta shohim te Chelsea.

Le 10 Sport raporton se Chelsea është i vetmi ekip nga Premierliga që është në garë për shërbimet e Robert Lewandowskit.

Së bashku me Chelsean, edhe Real Madrid dhe PSG janë gjithashtu në kontakt me sulmuesin polak.

Bayerni është i gatshëm ta shesë qendërsulmuesi nëse ata e gjejnë një zëvendësim cilësor për të.

Nga ana e tij, Lewa kuptohet se favorizon një lëvizje në Real Madrid, edhe pse prania e Cristiano Ronaldos dhe planet e tij për të qenë qendërsulmuesi i tyre numër 1 mund t’i prishë planet e tij.