Distria Krasniqi e artë në ‘Grand Prix Antalya’

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Grand Prix të Antalisë.

Garuesja nga Kosova, ka mposhtur në finale me Ippon garuesen nga Britania e Madhe, Chelsie Giles.

Deri te suksesi në finale, Distria erdhi pas tri fitoreve, duke mposhtur rusen Sofia Chistanova, izraeliten Gefen Primo dhe në gjysmëfinale fitoi kundër Gulbadam Babamuratova nga Turkmenistani, Gulbadam.