Interesante: Man City e merr një lajm të mirë pas humbjes 3:0 nga Liverpool

Manchester City ka nënshkruar një kontratë të re multi-milionëshe me aplikacionin Tinder, që shquhet për gjetjen e partnerëve.

Manchester City ka nënshkruar një kontratë të re multi-milionëshe me aplikacionin Tinder, që shquhet për gjetjen e partnerëve.

Kryesuesit e Premier League kanë shpallur marrëveshjen e re vetëm disa orë pas disfatës 3-0 nga Liverpool në ndeshjen e parë të çerekfinales së Champions League.

Tinder dhe Manchester City shpresojnë që përdoruesit e aplikacionit të afrohen sa më shumë e sportin e futbollit.

“Prezenca e madhe globale e Tinder ka bën të kuptojmë se çfarë është pasioni i njerëzve rreth e qark botës. Dhe ata e kanë bërë të qartë se kanë shumë dashuri për sportin, sidomos futbollin. Futbolli është sporti ku gjithçka mund të ndodhë në çdo moment,” shprehet një nga pjesëtarët e bordit drejtues të Tinder David Wyler.

“Tinder është një platformë e madhe globale e cila, ashtu si futbolli, bashkon njerëzit rreth e qark botës,” shprehet Tom Glick, shefi komercial i Manchester City.

“Komuniteti i tifozëve është ka e bën futbollin kaq të bukur, ndarja e emocioneve dhe pasioni për sportin. Bashkë me Tinder do të kemi mundësinë të kombinojmë cilësitë e klubit dhe aplikacionit.”