Sinani kujton takimin e parë të nënës së tij me Andrrën: Ka qenë skandal

Sinan Hoxha është këngëtar shumë aktiv në skenën muzikore.

Krahas jetës profesionale, ai shumë shpesh ka qenë i komentuar edhe lidhur me jetën private.

Së fundi, këngëari ishte i ftuar në një intervistë për “Boom”, ku foli shumëçka nga jeta e tij profesionale dhe ajo private.

Kur u pyet rreth raportit që ka ëndrra me nënën e tij, ai kujtoi edhe takimin e parë mes tyre, duke thënë se ishte “skandal”.

“Takimi i parë ka qenë skandal! Nëna ime mezi e priste, ç’të them?! Takimi i parë, sapo hyn Andrra, mamaja ime qante dhe i merr dorën e i puthte. Mua komplet më ra tavani sipër kokës. Mamaja ime t’i puthte dorën Andrrës? E mora shumë keq, nuk e di, sepse duhej t’i puthte dorën Andrra asaj. Nëna vetëm qante. Edhe sot e kësaj dite mamaja ime bëhet palë me Andrrën, thotë ej, ka lënë Gjermaninë ka ardhë në Tiranë për ty”, ka thënë këngëtari.

Kujtojmë që Sinani është i maruar me Andrra Destanin, nga martesa e tyre kanë një djalë që e kanë pagëzuar me emrin Ansi.