Yllka Gashi me fjalë zemre për burrin me rastin e ditëlindjes, publikon një foto të rrallë me të

Aktorja e njohur Yllka Gashi sot ka një arsye më shumë për të festuar.

Kjo për faktin se bashkëshorti i saj ka ditëlindjen.

Me rastin e kësaj dite të veçantë për të ai ka pranuar urime të shumta por më i veçanti sigurisht se ka qenë ai i gruas së tij simpatike e cila e ka publikuar një fotografi të tyre të realizuar në vitin 2002.

‘’Jam e bekuar dhe mirënjohëse për kaq shumë gjëra të mrekullueshme në jetën time, njëra prej tyre është se jam me fat që jam rritur me ty! Gëzuar ditëlindjen! Të dua!’’, ishin fjalët e saj.

Ndryshe aktorja Yllka Gashi ka kohë që po jeton në Shtetet e Bashkuara bashkë me burrin dhe vajzën e saj Ninën tek të cilët është përkushtuar maksimalisht duke lënë anash aktivitetet në aktrim.