Një barazim që shijon si një fitore, një rezultat historik.
Ka dhuruar shpresë dhe emocione të forta Kosova e 21 vjecarëve që arriti të ndalë në kualifikueset e Europianit për këtë grumposhë, Gjermaninë, kampionen e freskët të Europës.
Merita pa dyshim për djemtë e Kosovës por edhe për trajnerin Rafet Prekazi që zgjodhi strategjinë mbrojtëse për vetë faktins e luhej kundër një superfuqie botërore në futboll.
Tejet të rëndësishme edhe deklaratat e trajnerit të Gjermanisë Stefan Kuntz, bën akoma më shumë përshtypje kur dëgjon edhe nga goja e tij opinionin se Kosova ka një të ardhme të ndritur.
Për djemtë e Kosovës ndërkohë ka padyshim krenari, me mundëin në stërvitje e fushë që është shpërblyer me një rezultat vërtet fantastik.
Kosova e 21 vjecarëve aktualisht ndodhet në vendin e tretë në grup, me 11 pikë pas 8 ndeshjesh, po aq sa Norvegjia, 5 pikë larg Gjermanisë së vendit të parë, ndërsa Republika e Irlandës në vendin e dytë është vetëm dy pikë larg.