Njerëzit inteligjentë janë shefat më të dështuar

Ata të cilët kishin një IQ më të lartë se 120, kishin aftësi të ulëta lidershipi.

Të qenit shumë inteligjent, mund t’ju bëjë një lider jo efektiv. Sipas një studimi të Universitetit të Lausanne, i publikuar në Revistën e Psikologjisë së Aplikuar, ka marrë në sondazh 379 lidera të kompanive të ndryshme përfshirë këtu bankat, spitalet, kompanitë celulare, etj. Numri mesatar i pjesëmarrësve në këtë sondazh ishte 38 vjeç dhe 27% ishin femra.

Atyre iu kërkua të ndërmerrnin një test inteligjence dhe personaliteti. Mesatarja e IQ-së së tyre, ishte 111, një numër relativisht i lartë. Më pas janë pyetur punonjësit e tyre, të cilëve u është kërkuar t’i vlerësojnë aftësitë e tyre të lidershipit. Nga kjo rezultoi se femrat ishin shefe më të mira, ndërsa njerëzit në moshë ishin shefa më të mirë se ata në moshë të re.

Por një fakt tronditës u zbulua nga testi i personalitetit dhe inteligjencës. U zbulua se ata të cilët kishin një IQ më të lartë se 120, kishin aftësi të ulëta lidershipi.