Carlo Ancelotti është kandidati i preferuar i Federatës së Futbollit të Italisë (FIGC) për postin e selektorit të ri.
Italia ka filluar kërkimin për një selektor të ri nga shkarkimi i Giampiero Venturas pas dështimit për kualifikim në “Kampionatin botëror 2018”.
Mediat italiane raportojnë se Ancelotti është trajneri i preferuar i FIGC-së.
Por, ekziston një problem për angazhimin e tij pasi Ancelotti – aktualisht trajner i lirë pas shkarkimit nga Bayern Munich – preferon rikthimin në Premierligë.