ZYRTARE: Capello shkarkohet nga Jiangsu Suning

Fabio Capello është shkarkuar nga posti i trajnerit te Jiangsu Suning...

Rezultatet e dobëta të skuadrës kineze në periudhën e fundit janë përcjell me largimin e trajnerit të njohur italian.

Disfata e fundit në udhëtim te Chongqing Lifan me rezultat 4:1 u përcoll me largimin zyrtar të Capellos, përcjell “lajmi.net”.

Pronari i klubit, Zhang Jindong ka vendosur ta lirojë Capellon nga detyra kurse pasardhës i tij pritet të jetë rumuni, Cosmin Olaroui.