Maradona sfidon VAR-in, ja çfarë thotë për golin e tij me dorë

Diego Armando Maradona ka mirëpritur përdorimin e teknologjisë në futboll, por është tallur duke thënë se VAR nuk do t’ia mohonte golin...

Diego Armando Maradona ka mirëpritur përdorimin e teknologjisë në futboll, por është tallur duke thënë se VAR nuk do t’ia mohonte golin e ‘Dorës së Zotit’ në Kupën e Botës në vitin 1986.

Gjatë një përplasje çerekfinale, Argjentina kishte mposhtur 2:1 Anglinë në botërorin e Meksikës, dhe Maradona kishte realizuar me dorë në këtë ndeshje.

Ai pas ndeshjes kishte shpjeguar se kishte shënuar pak me kokën e Maradonës dhe pak me “Dorën e Zotit”, duke i dhënë një epitet golit të tij.

“Asgjë, unë do të luaja kundër VAR”, është përgjigjur Maradona në pyetjen e OminSport se nëse VAR do të përdorej në Kupën e Botës në vitin 1986 do t’i anulohej goli i tij.

“Mendoj se teknologjia duhet të përdoret në futboll”, ka shtuar tutje Maradona.