Messi befason tifozët me lajmin për lëndimin e fundit

Lionel Messi ka thënë se ishte i lënduar tashmë një kohë të gjatë.

Lionel Messi ka njoftuar se ka luajtur për tashmë një kohë të gjatë me lëndimin që e la jashtë miqësores mes Italisë dhe Argjentinës.

Messi nuk u paraqit ndaj “Azzurrëve” duke e ndjekur ndeshjen nga tribunat.

“Kam qenë duke vuajtur nga ky lëndim për një kohë”, tha Messi për “TyC Sports” pas ndeshjes.

“Gjithmonë dua të luaj, por rruga për në Kupën e Botës është ende e gjatë. Vendosëm të presim për këtë ndeshje (kundër Italisë) të pushoj, por jam optimist se mund të luaj kundër Spanjës”, shtoi ai.