Bale largohet nga Reali, transferohet te gjiganti i Premierligës

Edhe vera e vitit 2018 do të jetë me shumë zëra për yllin e Real Madridit, Gareth Bale.

Skuadra kampione e Premierligës, Chelsea, mund të llogaritet si një alternativë për Bale, nëse vendosë të largohet nga Real Madrid, shkruan ‘Don Balon’.

Ish dikur futbollisti më i shtrenjtë në botë, e ka të pasigurt të ardhmen te Real Madrid nën drejtimin e Zinedine Zidane, që pëlqen më shumë lojtarët tjerë para tij.

Bale po ashtu është i lidhur edhe me një kalim te Manchester United, duke u pëlqyer shumë nga trajneri Jose Mourinhno.