Sulmuesi i Tiranës, Michael Ngoo është dënuar nga gjykata angleze për shitje droge.
Në vitin 2006, Ngoo së bashku me një shok shitën gaz të ndaluar nga ligji gjatë një festivali në Chelmsford.
Gazi i ndaluar quhet Oksid Nitrik dhe është i ndaluar në Mbretërinë e Bashkuar pasi konsiderohet si drogë.
Futbollisti bardheblu u ndëshkua nga gjykata me 12 muaj punë në komunitet si dhe gjobë 4 mijë stërlina.
Atij iu kufizua liria nga ora 6 e mbrëmjes deri në 5 te mëngjesit, transmeton “Panorama Sport”.
Ngoo së bashku me mikun e tij u paraqitën në gjykatë të enjten e 22 marsit për të mësuar masën e caktuar ndaj tyre. Për fat të mirë ata i kanë shpëtuar burgut. Sulmuesi pritet të kthehet sot në Tiranë.