Çmimi i madh i Australisë/ Ferrari dhe Mercedes pretendentë për titull

Formula 1 do të hapë gazin në maksimum këtë fundjavë me çmimin e madh të Australisë.

Formula 1 do të hapë gazin në maksimum këtë fundjavë me çmimin e madh të Australisë. Ashtu si vitin e shkuar edhe këtë vit Ferrarri dhe Mecedes janë dy pretendentët kryesorë për titullin kampion.

Testet para fillimit të sezonit ishin pozitive për skuderinë italiane. Kokëkuqja nga Maranelo fluturoi në pistën e Montmelo duke vendosur kohët më të shpejta me dy pilotët e saj Kimi Raikonen e Sebastian Vettel. Gjermani i Ferrarit u shfaq optimist në prag të garës së Melburne duke lëshuar sfidën për rivalët

“Ferrari është skuderia më e rëndësishme dhe me më shumë histori, e objektivi është fitorja. Nëse këtë e bëj kundër Leëis Hamilton, titulli bëhet edhe më i rëndësishëm. Ne jemi gati, do të shohim sesi do të shkojnë gjërat”.

Megjithatë katër herë kampioni i botës qëndron me këmbë në tokë. Ai u shpreh se Mercedes është favoriti  kryesor pasi ata janë kampionët në fuqi.

Më i rezervuar ishte kampioni i botës Lowis Hamilton, i cili pyetjes se nëse kampioni i ardhshëm i botës do të jetë një gjerman, iu përgjigj me një batutë: “Shoh që paskemi shumë gjermanë në sallë”.

Formula 1 do të zhvillojë provat zyrtare ditën e shtunë, ndërsa gara e parë e sozonit do të jetë të dielën.