Herrera drejt largimit nga Man Utd, a do të jetë ky klubi i ri?

Jose Mourinho po përgatit një revolucion në verë, me disa lojtarë që do të bëjnë gati valixhet.

Mesfushori i Manchester United, Ander Herrera, mund të jetë një nga emrat e destinuar për t’u larguar nga klubi në fund të sezonit aktual.

Trajneri Jose Mourinho po përgatit një revolucion në verë, me disa lojtarë që do të bëjnë gati valixhet dhe sipas Mundo Deportivo një prej tyre është edhe Herrera, kontrata e të cilit skadon në qershor të vitit 2019.

Në rast të një largimi, hipoteza më e mundshme për 28-vjeçarin është rikthimi te Athletic Bilbao.