Është mbrojtësi Giorgio Chiellini që ka lënë kampin stërvitor të Kombëtares së Italisë shkaku i lëndimit.
Chiellini thuhet të ketë pësuar një lëndim muskulor në shtunën në sfidën ndaj Spalit, ku Juventusi barazoi pa gola 0-0.
Mediet në Itali raportojnë se mbrojtësi veteran rrezikon të mungojë edhe në dy ndeshjet ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.