Barcelona nuk do të kërkojë një mesfushor të ri, gjatë afatit kalimtar të verës.
“Mundo Deportivo” shkruan se klubi katalan nuk planifikon të sjellë një pasardhës për Sergio Busquets.
Ivan Rakitic do të vazhdojë të jetë pjesë e Barcelonës duke sjellë një opsion për zëvendësimin e Busquetsit, sipas nevojës
Rakitic së fundmi spekulohej me largim nga Camp Nou.
Por, Barcelona duket se nuk ka dyshime në lidhje me qëndrimin e mesfushorit kroat dhe e sheh si pasardhës të Busquetsit.