Postimi i plotë i këshilltarit të PVD-së në Bujanoc z.Rahim Salihi:
Dëshmorët janë të shenjtë! Fëmijët e tyre janë të njejtë!
APN po vazhdon me standardet e dyfishta!
Ka kohë që në Preshevë po bëhet politikë me “largimin e njerzve nga puna”! Kryesisht po flitet për ata të cilëve iu ka skaduar kontrata e punës.
Bujës së madhe iu kanë bashkangjitur edhe akterë nga Bujanoci. Me një kampanjë të ashpër e me strategji të mirëmenduar nuk po zgjedhin mjete për të sulmuar qeverisjen atje.
Në qendër të kësaj kampanje, në fillim, kishin vendosur Leutrim Shahinin, djalin e dëshmorit Shaban Shahini.
Postimet rreth skadimit të kontratës së Leutrimit, si rrufe, u shpërndanë gjithëandej. Me Leutrimin u solidarizuan të gjithë, përfshi edhe vet komunën e Preshevës dhe udhëheqësit e sajë. Leutrimi u kthy në punë, në administratën komunale të Preshevës!
Dhe përderisa për skadimin e kontratave dhe largimin nga puna të të angazhuarve në Preshevë pati dhe po vazhdohet të ketë postime të përditshme, në Bujanoc, në heshtje, pushteti i udhëhequr nga APN, ka larguar mbi 20 të rinjë që ishin të angazhuar me kontrata.
Disa prej tyre edhe me më shumë se 6 vite angazhim. E disa edhe me më shumë se 10 vite në punë!
Shumica gra e vajza që kanë vendosur që jetën e tyre dhe krijimin e familjeve ta zhvillojnë këtu në vendlindje.
Në mesin e të larguarave nga puna është edhe Kimete Salihu, nga Bilaçi, vajza e dëshmorit Hysen Salihu.
Në mbi 20 të rinjë të larguar nga puna ka edhe të rinjë që ishin të angazhuar në kuotën e personave me aftësi të kufizuara.
Është larguar nga puna edhe gruaja, burri i së cilës, u vra në vitin 1999, nga policia serbe në malet e Tërnocit!
Drejtësia nuk duhet të jetë selektive. Barazia nuk ka kuptim nëse nuk është e plotë! Ndaloni standardin e dyfisht dhe zgjedhni metodën për të bërë politikë.
Kimetja njejtë si Leutrimi është fëmijë e dëshmorit.
Nazlia është grua, burri i së cilës u vra në vitin 1999, si pjesë e 11 vrasjeve të shqiptarëve të pasqaruara në Bujanoc.
Labinoti është një i ri i cili ka nevojë të trajtohet në formë të barabartë!
Benhuria, Lumja e Kujtimja janë vajza profesioniste që kanë vendosur të jetojnë këtu.
Iliriana ka krijuar familje dhe ka nevojë të punojë. Fikreti e Florenti poashtu!
Nga puna u larguan edhe Halili e Endriti.
Ka edhe të tjerë, emrat e të cilëve nuk i di!
E për dallim prej Preshevës, vendet e zbrazura të punës në Bujanoc do të plotësohen bazuar në marrëveshjen e koalicionit për bashkëqeverisje 50%, 40%, 10%.
Pra, nga numri i përgjithshëm i të larguarve nga puna, 50% i tyre nuk do të jenë më shqiptarë!
E vërteta mbetet e vërtetë, edhe atëher kur e njejta shtrembërohet ose edhe kur për të nuk flitet!