Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po dëshmon në gjyqin e tij të gjatë për korrupsion të dyshuar.
Ndërkohë Arabia Saudite dhe Egjipti kanë dënuar inkursionin e Izraelit në një zonë neutrale në Siri të krijuar pas luftës së Lindjes së Mesme të vitit 1973 dhe një valë sulmesh ajrore izraelite të nisura pas përmbysjes së presidentit Bashar Assad.
Izraeli tha se masa ishte e përkohshme dhe ishte marrë për të parandaluar çdo sulm ndërkufitar pas tërheqjes së trupave siriane.
Netanyahu akuzohet për promovimin e rregullave të favorshme për manjatë të medias në këmbim të mbulimit të favorshëm për veten dhe familjen e tij. Ai akuzohet gjithashtu se ka pranuar puro dhe shampanjë në vlerë prej dhjetëra mijëra dollarësh nga një producent miliarder hollivudian në këmbim të ndihmës së tij për interesa personale dhe biznesi.
Netanyahu ka mohuar keqbërjen, duke thënë se akuzat janë një gjueti shtrigash e orkestruar nga një media armiqësore dhe një sistem ligjor i njëanshëm që synon të rrëzojë sundimin e tij të gjatë.