Përzgjedhësi i Suedisë, Jan ‘Janne Andersson, ka folur mbi mundësinë e kthimit të Zlatan Ibrahimovic në ekip për Kupën e Botës.
Ai ka deklaruar se sulmuesi nuk e ka njoftuar deri më tani që është gati.
“Nëse lojtarët ndryshojnë mendjet e tyre, ata do të më lejojnë ta di këtë, atëherë do të kemi një diskutim”, deklaroi Andersson.
“Është kënaqësi që të gjithë duan të luajnë në kombëtare, por kjo nuk e ndryshon mendimin tim. Unë e respektoj vendimin e tij, çështja është e mbyllur për mua”, shtoi ai.