Britania dhe Franca kanë nisur bisedime për dërgimin e trupave ushtarake në Ukrainë, në përpjekje për të frenuar kërcënimet e Vladimir Putinit.
Ky veprim pritet të shërbejë si një mesazh ndaj Kremlinit, duke sinjalizuar mbështetjen e fortë evropiane për Ukrainën.
Në dritën e shqetësimeve për një tërheqje të mundshme të mbështetjes ushtarake amerikane pas zgjedhjes së Donald Trump si President, Londra dhe Parisi synojnë të krijojnë një “bërthamë aleatësh” në Evropë.
Sipas msn, ky grup synon të forcojë mbrojtjen e Ukrainës dhe të parandalojë sulme të mëtejshme ruse.
Plani përfshin stërvitjen e forcave ukrainase, një qasje e provuar më parë nga trupat britanike dhe franceze përpara nisjes së pushtimit të plotë rus.
Ky zhvillim rrit tensionet në Evropë dhe do të testojë vendosmërinë e Bashkimit Evropian për të ruajtur paqen dhe sigurinë në rajon.