Presidenti amerikan Joe Biden i ka dhënë dritën jeshile Ukrainës që të përdorë raketa amerikane me rreze të gjatë për të goditur brenda Rusisë.
Lajmi nuk është bërë i ditur zyrtarisht, por presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se “raketat do të flasin vetë”, raporton BBC.
SHBA thuhet se do të lejojë Ukrainën të përdorë raketat për të mbajtur pjesën e vogël të territorit rus që ajo e ka pushtuar në Kursk.
Amerika me sa duket e mori vendimin e saj pasi Rusia lejoi trupat e Koresë së Veriut të luftonin përkrah rusëve në Kursk.
Ukraina ka përdorur tashmë Sistemin Raketor Taktik të Ushtrisë Amerikane me rreze të gjatë – ATACMS – për të goditur objektivat ruse në territorin e pushtuar ukrainas për më shumë se një vit.
Por vendimi i presidentit Biden do të lejojë Kievin të godasë brenda vetë Rusisë, me raketa që kanë një rreze veprimi prej rreth 300 kilometra.