Mbyllet aplikimi për bujqit me gjithsej 1176 aplikime, disa bujq janë ankuar se një numër i tyre janë bujq të rremë

Mbyllet aplikimi për bujqit me gjithsej 1176 aplikime, disa bujq janë ankuar se një numër i tyre janë bujq të rremë

Postimi i plotë i kryetarit të KKSH-së z.Nevzad Lutfiu:

Sot u mbyll thirrja publike për subvencionimin e kulturave bujqësore në Luginë të Preshevës.

1176 aplikime gjithësej.

Bujanoc????

-Bujqësi: 227 aplikime

-Blegtori: 144 aplikime

-Bletari: 51 aplikime

-Pemëtari: 25 aplikime

-Shpezëtari: 4 aplikime

Preshevë????

-Bujqësi: 440 aplikime

-Blegtori: 145 aplikime

-Bletari: 31 aplikime

-Pemëtari: 49 aplikime

-Shpezëtari: 3 aplikime

Medvegjë????

-Bujqësi: 10 aplikime

-Blegtori: 21 aplikime

-Bletari: 19 aplikime

-Pemëtari: 6 aplikime

-Shpezëtari: 1 aplikim

Ditën e djeshme në KKSH u dorëzua një ankesë e nënshkruar nga 21 persona të cilët kërkuan verifikimin e aplikuesve sepse sipas tyre një numër i madh i aplikuesve janë fiktiv.

Komisioni vlerësues do të bëj vlerësimin e dokumentave, pastaj një komision tjetër do të bëj verifikimin shtëpi për shtëpi të të gjithë atyre që i plotësojnë kushtet me dokumenta.