Grenell: Trump ka fituar, duhet ta pranojë Kamala

Grenell: Trump ka fituar, duhet ta pranojë Kamala

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun, Richard Grenell, ka thënë se Donald Trump tashmë ka fituar në zgjedhjet për president të Amerikës.

Në disa postime të njëpasnjëshme në platformën X, ai ka theksuar se Amerika dhe bota kanë shpëtuar, dhe se paqja do të vijë së shpejti.

“Trump ka fituar, mospranimi nga Kamala po minon demokracinë tonë”, ka thënë Grenell.