Biblioteka e qytetit pasurohet me mbi 600 tituj e mijëra ekzemplarë, donacion nga MKRS së R. Kosovës.
Delegacioni i bibliotekës së qytetit " MEHMET JUSUFI", ka marre pjesë në ceremoninë e ndarjes së librave për komunat në republikës e Kosoves e në mësim e tyre edhe Presheva. Ky donacion është mundesuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për të cilin janë ndarë rreth 1 milion euro nga buxheti i Kosovës. Në këtë donacion janë edhe biblioteka e Luginës së Preshevës, Ulqinit dhe Manastirit. Zëvendësministrja e Kulturës, Daulina Osmani ka thënë se përveç rritjes së numrit të librave, njëkohesisht ështe edhe rritja e vazhdueshme e mbështetjes dhe vëmendjes së MKRS-së edhe ndaj librit. Ndërsa,kryesuesja e Këshillit të Librit, Nerimane Kamberi ka shtuar se do të jenë më të përkushtuar që libri të jetë i pranishëm në çdo kënd edhe përtej kufijve. Po ashtu, drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Blerina Rugova-Gaxha është shprehur së kjo e bënë jetik rolin e bibliotekave komunale dhe Bibliotekës Kombëtare në ruajtjen e trashëgimisë kulturore e intelektuale në dokumentimin e historise së Kosoves.