Sekretari Rutte takohet me Von der Leyen për herë të parë mas marrjes së detyrës

Sekretari Rutte takohet me Von der Leyen për herë të parë mas marrjes së detyrës

Sekretari i Pergjithshëm, Mark Rutte është takuar me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen për herë të parë që kur mori detyrën në krye të NATO-s.

Gjatë takimit të tyre, u diskutua për rëndësinë e partneritetit strategjik midis BE-së dhe NATO-s dhe poashtu, ata ranë dakord të punojnë më shumë për të rritur bashkëpunimin.

“Diskutimi i tyre u fokusua poashtu në rëndësinë e një partneriteti të ngushtë dhe strategjik midis NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Të dy ranë dakord se në një botë gjithnjë e më të rrezikshme, ky partneritet është jetik për të mbrojtur paqen, lirinë dhe prosperitetin. Lufta e agresionit të Rusisë në tokën evropiane është kërcënimi i vetëm më i madh për paqen dhe sigurinë në kontinentin evropian. Sekretari i Përgjithshëm, Rutte dhe Von der Leyen theksuan se vendosja e ushtarëve të Koresë së Veriut në mbështetje të luftës së agresionit të Rusisë përfaqësonte një përshkallëzim të rëndësishëm të luftës kundër Ukrainës, si dhe një kërcënim serioz për sigurinë evropiane dhe paqen globale”, thuhet në njoftim.

Rutte dhe Von der Leyen folën gjithashtu mbi vendosmërinë në rritje të shteteve autoritare në skenën botërore.

“Këto shtete sfidojnë interesat, vlerat dhe parimet tona të përbashkëta demokratike, duke përdorur mjete të shumta – politike, ekonomike, teknologjike dhe ushtarake. Për të adresuar këto kërcënime dhe sfida në zhvillim, Rutte dhe Von der Leyen kanë rënë dakord të krijojnë një task forcë të re të nivelit të lartë për të forcuar bashkëpunimin ekzistues NATO-BE. Planifikimi për takimin e parë të task-forcës pritet të ecë përpara në javët në vijim”, thuhet më tej në njoftim.