Pas Ramush Haradinajt, edhe presidentja Osmani takon kongresistin Torres

Pas Ramush Haradinajt, edhe presidentja Osmani takon kongresistin Torres

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar në Amerikë.

Gjatë këtij qëndrimi të saj në New-York, ajo takoi edhe Kongresistin Ritchie Torres.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se me Torres diskutoi mbi zhvillimet e fundit në Kosovë, por edhe në rajon.

Postimi i plotë:

Në New York kishim një diskutim përmbajtësor me Kongresistin Ritchie Torres për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon.

Mirënjohës për mbështetjen e tij të palëkundur për Kosovën dhe për forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve tona me Shtetet e Bashkuara.

Faleminderit mërgatës sonë për organizimin dhe që vazhdon të luajë rol kyç në kultivimin dhe fuqizimin e vazhdueshëm të kësaj aleance. ???????? ????????