''Ciao'' Chelsea, Conte gjen klubin e ri

Antonio Conte do të largohet nga posti i menaxherit te Chelsea duke vazhduar karrierën në Francë.

Antonio Conte pritet të largohet nga Chelsea, pas përfundimit të këtij sezoni.

“Sports Illustrated” raporton se trajneri italian tashmë ka gjetur ekipin e tij të ri.

“Blues” janë duke kaluar një sezon dëshpërues të përcjell me eliminimin nga Liga e Kampionëve.

Andaj, Conte pritet të largohet nga posti, pas përfundimit të këtij sezoni.

Conte është favorit për angazhim në postin e trajnerit në Paris Saint-Germain.