Sipas Shormaz, Rakiq ndonëse është rrahur nuk ka pasur guxim të raportoj sulmin në Policinë e Kosovës.
“Kryeministri i rrëzuar Vuçeviç bëri të ditur se Kurti do të bëjë një provokim të ri sot?! Kur ajo… mediat në Kosovë raportojnë se Goran Rakiq është rrahur dhe ka përfunduar në spital! Në foto është “dajakxhija” Goran Vuçeviq i cili Rakiqin nuk e ka lejuar ta raportojë!”, shkruan Shormaz në “X”.
Mediat në Kosovë kanë raportuar se Goran Rakiq ishte rrahur nga Goran Vuçeviq natën e së shtunës. I njëjti kishte pësuar lëndime në kokë dhe duar, ndërsa rastin nuk e kishte lajmëruar në Policinë e Kosovës. Ndihmë për ta dërguar në spital i kishte ofruar edhe deputeti tjetër i Kuvendit të Serbisë, Igor Simiq.