Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari priti në takim Shefin e Shtabit te Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, Gjeneral Metin Gürak.
Gjeneral Jashari fillimisht shprehu falënderimin e thellë për mbështetjen e vazhdueshme që Forcat Armatosura të Republikës së Turqisë po vazhdojnë të japin për ngritjen dhe profesionalizimin e personelit ushtarak, gjithashtu edhe mbështetjen me pajisje për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
‘’Komandanti i FSK-së gjithashtu foli për ngritjen e kapaciteteve dhe te arriturat e Forcës, planet e përbashkëta bilaterale ne kontekstin e trajnimeve, shkollimeve, aktiviteteve të përbashkëta si dhe për mundësinë e shkëmbimit të përvojave me qëllim të ngritjes së aftësive së ushtarakëve të Forcës së Sigurisë se Kosovës.’’ thuhet në njoftimin e FSK-së