Kurti që në orët e para në veri të vendit, e nis ditën në Leposaviq

Kurti që në orët e para në veri të vendit, e nis ditën në Leposaviq

Kryeministri i vendit, Albin Kurti mëngjesin e sotëm e nisi në veri. Kurti që në orët e para të mëngjesit bashkë me ekipin e tij kanë udhëtuar drejt veriut, saktësisht në Leposaviq. 

Nuk dihet nëse arsyeja e shkuarjes në veri ishte thjesht një vizitë e zakonshme, apo pati ndonjë takim tjetër të rëndësishëm. Ai është parë bashkë me kryetarin e kësaj komune, Lulzim Hetemi.

 Bashkë më Kurtin në këtë vizitë sot ishte edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, për dallim nga herat e kaluara kur çdoherë ishin ministri Xhelal Svecla ose Elbert Krasniqi.