Osmani vazhdon udhëtimet jashtë vendit, këtë herë përfaqëson Kosovën në samitin Ukrainë-Evropë Juglindore në Dubrovnik

Osmani vazhdon udhëtimet jashtë vendit, këtë herë përfaqëson Kosovën në samitin Ukrainë-Evropë Juglindore në Dubrovnik

Presidentja Vjosa Osmani, ka njoftuar se  me ftesë të kryeministrit të Kroacisë, Andrej Plenković, ka udhëtuar në Dubrovnik për ta përfaqësuar Kosovën në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore.

Sipas njoftimit thuhet se në këtë samit, Presidentja Osmani do të pritet nga Kryeministri kroat Plenković dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, teksa do t’u bashkohet liderëve të tjerë nga Evropa Juglindore në seancën plenare.

Tutje në njoftim thuhet se në këtë samit pritet të afirmohet mbështetja për sovranitetin e Ukrainës.

“Gjatë këtij samiti, pritet të riafirmohet mbështetja e palëkundur për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, rëndësia e sanksioneve kundër Rusisë, bashkëpunimi me BE-në dhe mbështetja e vendeve të Evropës Juglindore për Ukrainën”,thuhet në njoftim.