Stafi i Ambasadës Amerikane viziton Preshevën

Stafi i Ambasadës Amerikane viziton Preshevën

Postimi i plotë i kryetarës së Komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani:

Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim në komunën tonë zyrtarët e Ambasadës Amerikane, Nicholas Enz - zyrtar politik, dhe Ksenia Llazoviq nga departamenti politik. Në takimin tonë, u trajtuan tema të rëndësishme për të ardhmen e qytetarëve tanë, me fokus të veçantë:

- Shërbimi i detyrueshëm ushtarak  

- Pasivizimi i adresave  

- Mospranimi i diplomave të Kosovës 

Këto janë shkaktarët kryesorë të emigrimit të të rinjve tanë. Ndërkohë, diskutuam edhe për çështje të tjera kritike si:

 Mungesa e librave shqip  

 Përdorimi i lirë i simboleve kombëtare 

 Mospërmbushja e marrëveshjeve ndërkombëtare, Marrëveshja e Konçulit e vitit 2001, Rekonstruimin të Trupi Bashkërendues-2009 dhe Planin 7-pikësh-2013 

 Mungesa e investimeve në zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturë

Përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane treguan gatishmërinë për të avokuar në zgjidhjen e këtyre problemeve, duke kontribuar për të siguruar një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë.