Franca e mirëpret vendimin e Qeverisë për heqjen e ndalesës për mallrat serbe: Mundëson përparim në procesin e Berlinit

Franca e mirëpret vendimin e Qeverisë për heqjen e ndalesës për mallrat serbe: Mundëson përparim në procesin e Berlinit

Ambasadori francez në Kosovë, Oliver Guerot ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për heqjen e ndalesës për mallrat serbe.

Ai përmes një postimi në rrjetin social “X”, ka thënë se ky vendim i mundëson Kosovës përparim në Procesin e Berlinit dhe drejt integrimit evropian.

E mirëpres vendimin e Qeverisë së Kosovës për hapjen e pikës kufitare Merdare për mallra nga Serbia. Ky është një vendim i rëndësishëm që mundëson përparim në integrimin rajonal (procesi i Berlinit) dhe drejt integrimit evropian. Qasja shumëpalëshe e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve sjell fryte të qëndrueshme”, ka shkruar Guerot.