Osmani tha se java në New-York ishte përplot me aktivitete në interes të Republikës së Kosovës.
Ajo ka listuar një numër të madh të takimeve me figura të rëndësishme të botës të cilët takoi përgjatë qëndrimit të saj në Amerikë.
Osmani padyshim se listoi si të parin diskutimin me presidentin amerikan, Joe Biden, në kuadër të pjesëmarrjes në pritjen vjetore të liderëve nga Shtëpia e Bardhë.
Po ashtu ajo përmendi edhe pjesëmarrjen enë Samtin për Ukrainën, me ftesë po ashtu nga Shtëpia e Bardhë.
Postimi i plotë:
Një javë përplot aktivitete në interes të Republikës së Kosovës në New York, që ndër të tjera, përfshiu:
Diskutimin me Presidentin Biden në kuadër të pjesëmarrjes në pritjen vjetore të liderëve nga Shtëpia e Bardhë, për nder të javës së nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara;
Pjesëmarrjen në Samitin për Ukrainën, me ftesë nga Shtëpia e Bardhë, ku Kosova u radhit në mesin e fuqive botërore në mbrojtje të vlerave demokratike;
Pjesëmarrjen në samitin global për luftën kundër drogave sintetike, me ftesë nga Shtëpia e Bardhë;
Vizitën, takimet dhe diskutimet në akademinë ushtarake West Point
Pjesëmarrja në drekën e punës organizuar nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian në New York, për liderët e Ballkanit Perëndimor Diskutimin në Council on Foreign Relations mbi vizionin e Kosovës drejt së ardhmes së saj euroatlantike
Diskutimin në Clinton Global Initiative, mbi përpjekjet tona në Kosovë e përtej, për avancimin e agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë
Takim me ish-Presidentin e SHBA-ve – Bill Clinton
Takim me Presidentin e Bruneit – Sulltanin Hassanal Bolkiah
Takim me Presidentin e Mauritanisë – Mohamed Ould Ghazouani
Takim me Presidentin e Guinea-Bisaus – Umaro Sissoco Embaló
Takim me Presidentin e Malawit – Lazarus Chakwera
Takim me Presidentin e Gambisë – Adama Barrow
Takim me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë – Pietro Parolin
Takim me Drejtorin e Lartë për Evropë në Shtëpinë e Bardhë, Michael Carpenter
Takim me Ndihmës sekretarin e Shtetit – Jim O’Brien
Takim me Ndihmës sekretaren e Shtetit – Dafna Rand
Takim me Kryeshefen ekzekutive të MCC-së – Alice Albright
Bashkëbisedim me Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve – Antony Blinken
Bashkëbisedim me ish-Sekretaren e Shtetit – Hillary Clinton
Bashkëbisedim me Këshilltarin e Presidentit Biden për Organizata Ndërkombëtare, Joshua Black
Bashkëbisedim me Presidentin e Bullgarisë – Rumen Radev
Bashkëbisedim me Kryeministrin e Shqipërisë – Edi Rama
Bashkëbisedim me Presidentin e Polonisë – Andrzej Duda
Bashkëbisedim me Kryesuesin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës – Denis Bećirović
Bashkëbisedim me Presidentin e Estonisë – Alar Karis
Bashkëbisedim me Presidentin e Letonisë – Edgars Rinkēvičs
Bashkëbisedim me Presidentin e Panamasë – José Raúl Mulino
Bashkëbisedim me Presidentin e Republikës Domenikane – Luis Abinader
Bashkëbisedim me Presidentin e Fixhit – Wiliame Katonivere
Bashkëbisedim me Presidentin e Gabonit – Brice Oligui Nguema
Bashkëbisedim me Presidentin e Surinamit – Chan Santokhi
Bashkëbisedim me Presidentin e Namibisë – Hage Geingob
Bashkëbisedim me Presidentin e Mauritius – Prithvirajsing Roopun
Bashkëbisedim me Presidentin e Këshillit të BE-së – Charles Michel
Bashkëbisedim me Kryeministren e Italisë – Giorgia Meloni
Bashkëbisedim me Kryeministrin e Holandës – Dick Schoof
Bashkëbisedim me Kryeministrin e Armenisë – Nikol Pashinyan
Bashkëbisedim me Kryeministrin e Sllovenisë – Robert Golob
Bashkëbisedim me Kryeministrin e Irlandës – Simon Harris
Bashkëbisedim me Kryeministrin e Maltës – Robert Abela
Bashkëbisedim me Kryeministrin e Portugalisë – Luís Montenegro
Bashkëbisedim me Kryeministrin e Islandës – Bjarni Benediktsson
Bashkëbisedim me Kryeministrin e Lihtenshtajnit – Daniel Risch
Bashkëbisedim me Kryeministrin e Shën Kits dhe Navis – Terrance Drew
Bashkëbisedim me Kryeministrin e Greqisë – Kyriakos Mitsotakis
Takim me Ministrin e Jashtëm të Tanzanisë – Mahmoud Thabit Komb
Bashkëbisedim me Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan,
Bashkëbisedim me Ministren e Jashtme të Gjermanisë – Annalena Baerbock
Bashkëbisedim me Ministren e Jashtme të Kanadasë – Mélanie Joly
Bashkëbisedim me Ministrin e Jashtëm të Holandës – Caspar Veldkamp
Bashkëbisedim me Zv.Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Luksemburgut – Xavier Bettel
Bashkëbisedim me Ministrin e Jashtëm të Beninit, Shegun Adjadi Bakari
Bashkëbisedim me Ministrin e Jashtëm të Azerbajxhanit, Jeyhun Bayramov
Sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës – Alain Berset
Sekretarin e Organizatës së Shteteve Amerikane – Luis Almagro
Takim me Të dërguarin e posaçëm të BE-së – Miroslav Lajcak
Bashkëbisedim me Guvernatorin e Pennsylvania – Josh Shapiro
Organizimin e ngjarjeve të shumta me mërgatën tonë të jashtëzakonshme, përfshirë:
– Tubimin e organizuar në Staten Island nga shoqata Ulqini dhe shoqata të tjera shqiptare
– Tubimin e organizuar me komunitetin në kishën shqiptare në NY
– Vizitën në shoqatën shqiptaro-amerikane Vatra
– Darkën me ndërmarrës dhe veprimtarë shqiptarë
– Takimin me studentë të universiteteve më prestigjoze të “Ivy League”
– Takimin me nxënës e mësues të shkollave shqipe në New York, nën organizimin e Mark Gjonaj
Pjesëmarrjen në aktivitete të tjera në kuadër të javës së nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara, përfshirë pritjen e liderëve nga Clinton Global Initiative; Darkën e organizuar nga Atlantic Council; darkën e organizuar nga Zëvendëskryeministri i Luksemburgut; fjalimin në në ngjarjen e organizuar nga Gjermania, Australia, Kanadaja, dhe Holanda dedikuar të drejtave themelore të grave; pjesëmarrjen e presidencës në aktivitetin e organizuar nga Mbretëria e Bashkuar lidhur me të mbijetuarat e dhunës seksuale; pjesëmarrjen e presidencës në diskutimin e organizuar nga Presidenti i Kenias; pjesëmarrjen e presidencës në organizimin e Departamentit të Shtetit për agjendën për Gratë Paqen e Sigurinë; pjesëmarrjen e presidencës në ngjarjen e organizuar nga Danimarka dedikuar zhvillimit të qëndrueshëm, si dhe aktivitete, takime e diskutime të tjera.