Komuna e Bujanocit nikoqire e ambasadorit të SHBA-së Hill dhe të OSBE-së Braathu

KOMUNA E BUJANOCIT NIKOQIRE E AMBASADORIT TË SHBA-së HILL DHE TË OSBE-së BRAATHU

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka qenë sot nikoqir i takimit me ambasadorin e  ShBA-së, Christopher Hill dhe shefin e misionit të  OSBE-së  në Serbi, Jan Braathu.

„Na u kumtua një lajm shumë i rëndësishëm për qytetarët tanë se njohja e diplomave të Republikës së Kosovës do të ndodhë shumë shpejt, kurse do të vazhdojnë përpjekjet që pikat nga plani 7 pikësh të gjejë implementim“, u shpreh kryetari Arifi pas takimit.

Arifi shtoi  se  pas ndihmës që kanë dhënë për renovimin e shkollës fillore në Lluçan, nga diplomatët ka kërkuar që të shfrytëzojnë autoritetin e tyre që edhe shkolla fillore në Bilaç të renovohet, kurse në Tërnoc të ndërtohet palestra sportive.

Edhe Ambasadori i OSBE-së, Jan Braathu ishte optimist se çështja e diplomava do të zgjidhet së shpejti.

„ Duket se Qeveria e Serbisë është e përkushtuar që këtë problem ta zgjidh“, tha Braathu në konferencën e përbashkët për media pas takimit.

Ai tha se e njeh shumë mirë faktin se si funksionojnë gjërat në Ballkan por është optimist se edhe çështjet që kanë të bëjnë me planin „7 pikësh“ do ta marrin kahjen e duhur.

„Për këtë po punojmë edhe me ambasadorin Hill“, u shpreh Braathu.

Nga ana tjetët diplomati amerikan foli për raportet midis institucioneve qendrore dhe lokale.

Ai tha se bashkëpunini është i domosdoshëm sidomos në mjediset multietnike.

Hill theksoi gatishmërinë e SHBA-së për ti ndihmuar edhe në të ardhmen rajonit.