Bislimi bisedon me ministrin e jashtëm të Shqipërisë: Ta ndihmojmë Luginën bashkë

Bislimi bisedon me ministrin e jashtëm të Shqipërisë: Ta ndihmojmë Luginën bashkë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka pritur në kabinetin e tij Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani

Në takim ata u dakorduan për të thelluar angazhimin e përkushtimin për bashkëpunim sa më të ngushtë mes dy shteteve.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi inicoi edhe bisedat për gjendjen e vështirë të shqiptarëve në Luginë të Preshevës

“Më tej, diskutuam dhe rreth sfidave të përbashkëta ku mund të bëjmë akoma më shumë, si integrimi evropian, mirëpo edhe në fushën e sigurisë dhe të bashkërendimit për ruajtjen e të drejtave të shqiptarëve në rajon, e në veçanti në Luginën e Preshevës, patur parasysh diskriminimin me të cilin përballen shqiptarët” ka deklaruar Bislimi

Merret vesh se zoti Bislimi ka kërkuar nga zoti Hasani që Luginën ta ndihmojnë së bashku Kosova dhe Shqipëria për çka edhe janë dakorduar të dy zyrtarët.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës, sidomos prej se me të udhëheq Kryeministri Kurti, ka treguar përkujdesje të veçantë ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Qeveria Kurti viteve të fundin ndan edhe mjete solide nga buxheti i shtetit për Luginën, kurse zëvendëskryeministri Bislimi është i kyçur direkt në avansimin e jetës së shqiptarëve në Luginë jo vetëm në dialog me Serbinë por edhe mbrenda Qeverisë së Kosovës.

Pritet që së shpejti edhe Qeveria e Shqipërisë të fillojë me ndihma konkrete ndaj Luginës ashtu si tani më po vepron Qeveria e Kosovës