Komuna e Bujanocit aprovon buxhetin mbi 17 milionë euro për vitin 2024,më i madhi në historinë e saj

Komuna e Bujanocit aprovon buxhetin mbi 17 milionë euro për vitin 2024,më i madhi në historinë e saj

Postimi i plotë i kryetarit të komunës së Bujanocit z.Nagip Arifi

Qytetarë të dashur,

Sot, në seancën e fundit të Kuvendit Komunal të Bujanocit për këtë vit, aprovuam buxhetin për vitin 2024, i cili është më i madhi në histori të komunës sonë në vlerë prej 2.002.371.000,00 dinarë ose mbi 17 milionë euro.

Këto mjete do të shpërndahen në sferat që do të ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve tanë dhe zhvillimin e komunës sonë, si:

1. Urbanizmi dhe planifikimi hapësinor 8.000.000 din.

2. Shërbimet komunale 116.964.800 din.

3. Zhvillimi ekonomik lokal 35.000.000 din.

4. Zhvillimi i turizmit 15.804.200 din.

5. Zhvillimi i bujqësisë 15.800.000 din.

6. Mbrojtja e mjedisit jetësor 11.144.000 din.

7. Organizimi i trafikut dhe infrastruktura rrugore 323.397.000 din.

8. Arsimi parashkollorë 167.884.400 din.

9. Arsimi fillor 586.133.020 din.

10. Arsimi i mesëm 81.272.100 din.

11. Mbrojtja sociale dhe e fëmijëve 44.010.000 din.

12. Mbrojtja shëndetësore 37.700.000 din.

13. Zhvillimi i kulturës 114.594.600 din.

14. Zhvillimi i sportit dhe rinisë 13.700.000 din.

15. Vetadministrimi lokal 330.513.180 din.

16. Sistemi politik i vetadministrimit lokal 61.653.700 din.

17. Efikasiteti energjetik dhe burimet e riprodhueshme 38.800.000 din.

Ndër projektet më të rëndësishme që do t'i realizojmë gjatë vitit 2024 do të jenë: Rregullimi i liqenit të Bujanocit, rregullimi i trotuarit dhe ujërave atmosferike në anën e djathtë në Rrugën e Gjilanit, ndërtimi i sallës sportive në shkollën fillore "Naim Frashëri" në Bujanoc, ndërtimi i sallës sportive në shkollën fillore "Muharrem Kadriu" në Tërnoc, rekonstruimi i shkollës fillore "Desanka Maksimoviq" në Bilaç, rekonstruimi i shkollës fillore "Sami Frashëri" në Lluçan, ndërtimi i rrjetit të kanalizimit dhe asfaltimit të rrugës nga Stadiumi deri te xhamia e   Strukarëve përskaj Lumit në Tërnoc, si dhe projekte tjera infrastrukturore.

Njëherit, ky është edhe buxheti i fundit i aprovuar për këtë mandat, dhe shfrytëzoj rastin që t'i falemnderoj të gjithë këshilltarët e pozitës në Kuvendin Komunal dhe partnerët e koalicionit për bashkëpunimin e deritanishëm.

Poashtu, falemnderoj edhe këshilltarët e opozitës, të cilët me kritikat dhe sugjerimet e tyre kanë kontribuar për një buxhet më cilësor.

Uroj që ky buxhet të prekë çdo qytetar tonin dhe të ndikojë në mirëqenien e secilit qytetar.