Komuna e Bujanocit përfiton 500mijë euro donacion nga Bashkia e Tiranës për ndërtimin e palestrës sportive të Sh.F.''Naim Frashëri'' në Bujanoc

Komuna e Bujanocit përfiton 500mijë euro donacion nga Bashkia e Tiranës për ndërtimin e palestrës sportive të Sh.F.''Naim Frashëri'' në Bujanoc

Kryetari i Kuvendit të Bujanocit, Enver Ramadani ka qëndruar për vizitë zyrtare në Tiranë ku është pritur nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Ramadani gjatë vizitës në Tiranë pati takime të shumta ndër të tjera ai u prit edhe nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

E takimi me Veliajn duket se ka qenë shumë i frytshëm pasiqë zoti Ramadani ka arritur të sigurojë donacion kapital nga Bashkia e Tiranës prej 500.000 euro për ndërtimin e palestrës sportive të shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc.

Postimi i Enver Ramadanit

Dita e mërkurë, shkruan një histori të re për Komunën e Bujanocit.
Nga vizita e fundit të zhvilluar në Bashkinë e Tiranës, morrëm premtimin nga kryetari Erijon Veliaj, që kryeqendra shqiptare – Tirana, do të financojë në plotni ndërtimin e palestrës sportive të shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, projekt ky që kap vlerën mbi 500 mijë euro.
Ky është projekti i parë, që Bashkia e Tiranës do të financojë në Komunën e Bujanocit.
Le të jetë një fillim i mbarë dhe i hajrit që do të duhet të trashëgohet, kur vëllai i madh, ndihmon vëllain e vogël!
FALEMINDERIT TIRANA
FALEMINDERIT KRYETAR VELIAJ