Tottenham mund të mbetet pa sulmuesin Erik Lamela, pas përfundimit të këtij sezoni.
Mediat angleze raportojnë se “Spurs” rrezikojnë largimin e argjentinasit, gjatë afatit kalimtar të verës.
Lamela është i pakënaqur me hapësirën e kufizuar për lojë në Tottenham andaj mund të kërkojë një ekip të ri.
Lamela mund të kthehet në Serie A ku ka zgjuar interesim nga skuadra e Interit.
Lamela ka kontratë me Tottenhamin deri më 2020.