Lutfiu: Në Preshevë punësohen punonjës nga qytetet e Serbisë

Shqiptarët e Luginës së Preshevës vazhdojnë të diskriminohen edhe në konkurset që shpallen për vende pune, kështa ka thënë Nevzad Lutfiu.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Nevzad Lutfiu ka njoftuar se në konkursin e fundit, në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë (në qytetin mbi 95% shqiptarë) janë punësuar 8 serbë dhe 9 shqiptarë.

Pjesa më e madhe e serbëve të punësuar, sipas Lutfiut, nuk jetojnë në Preshevë.

“Shqiptarët nga Presheva të cilët konkuruan në pozitat e konkursit u refuzuan, pra refuzohen profesionistët e qytetit ndërsa pranohen kuadro nga qytete të tjera. Lidhur me këtë i dërgova shkresë ambasadorit të OSBE në Beograd, z.Jan Brathu, gjithashtu shkresë i dërgova dhe kryeministrit të Shqipërisë z.Edi Rama”, thuhet në reagimin e kryetarit të KKSh-së, Nevzad Lutfiu.